• петок, 20 февруари 2026

Presidenti egjiptian Al-Sisi emëroi Ashaf Salem Zaher për ministër të ri të Mbrojtjes

Presidenti egjiptian Al-Sisi emëroi Ashaf Salem Zaher për ministër të ri të Mbrojtjes

Kajro, 11 shkurt 2026 (MIA) - Gjenerali Ashraf Salem Zaher, ish drejtor i Akademisë ushtarake në Egjipt, u betua para presidentit egjiptian Abdel Fatah al-Sisi si ministër i Mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak në qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Mustafa Madbuli, pas miratimit nga Këshilli suprem i forcave të armatosura, publikoi gazeta "Al-Ahram". 

Kushtetuta egjiptiane përcakton një mekanizëm të veçantë për zgjedhjen e ministrit të mbrojtjes. Si komandant suprem, presidenti emëron një kandidat dhe emërimi i tij kërkon miratim paraprak nga organi më i lartë komandues i ushtrisë. Kjo e bën këtë pozicion të dallueshëm nga funksionet e tjera të kabinetit.

Ndryshimi është pjesë e rikonstruimit të qeverisë pas zgjedhjes së një parlamenti të ri. Kabineti i ri dje u miratua nga Parlamenti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан