Presidenti bullgar sot do t'ia dorëzojë mandatin GERB-SDS-së, Borisov paralajmëroi se do ta kthejë menjëherë
- Presidenti bullgar, Rumen Radev sot në orën 10:00 (9 sipas kohës sonë) do t'ia dorëzojë mandatin për përbërje të qeverisë kandidatit për kryeministër nga grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e 51-të popullor - GERB SDS, kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të shtetit. Edhe krahas kësaj, lideri i GERB-it, Bojko Borisov tashmë paralajmëroi se formacioni i tij menjëherë do ta kthejë mandatin.
Sofje, 12 janar 2026 (MIA) - Presidenti bullgar, Rumen Radev sot në orën 10:00 (9 sipas kohës sonë) do t'ia dorëzojë mandatin për përbërje të qeverisë kandidatit për kryeministër nga grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e 51-të popullor - GERB SDS, kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të shtetit. Edhe krahas kësaj, lideri i GERB-it, Bojko Borisov tashmë paralajmëroi se formacioni i tij menjëherë do ta kthejë mandatin.
"Do ta marrim dhe do ta kthejmë mandatin, por ju paralajmëroj se kaosi do të jetë akoma më i madh, ndërkaq urrejtja mes partive do të rritet, sepse për momentin nuk ka klasë politike me të cilën mund të arrihet marrëveshje", deklaroi Borisov të premten.
Radev zbatoi konsultime me partitë nga fundi i vitit të kaluar pas dorëheqjes së kabinetit të Rosen Zheljazkov, përkujton BTA. Ai theksoi se e dorëzon mandatin tani sepse partitë qartë bënë me dije se nuk shohin tashmë "jetë" në përbërjen e tanishme parlamentare. Radev shfaqi shpresë se deputetët do t'i përmbushin premtimet për ndryshime ligjore me të cilat do të ulet subjektiviteti gjatë numërimit të votave, me qëllim që të ngritet besimi tek votuesit para ciklit të ardhshëm zgjedhor.
Sipas Kushtetutës bullgare, nëse mandatari i parë nuk propozon përbërje në Këshillin ministror në afat prej shtatë ditëve, presidenti ia beson mandatin grupit të dytë më të madh, ndërsa nëse edhe ata nuk arrijnë, partisë së trtetë pas zgjehdjes së tij. Nëse nuk arrihet pëlqimi, emërohet qeveri kalimtare dhe caktohen zgjedhje të rreja në afat prej dy muajve.
Pothuajse të gjitha partitë në parlament, përfshirë "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria demokratike", "Rilindja", "DPS - Fillimi i ri", BSP dhe formacione tët jera më të vogla, tashmë u deklaruan se zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme. Disa nga partitë madje e quajtën përbërjen e tnaishme të Kuvendit "absolutisht jolegjitime". Këto do të jenë zgjehdjet e teta me radhë parlamentare në Bullgari prej vitit 2021. ab/
foto: arkivi