Presidenti Begaj nënshkroi dekretin për ministrat e rinj në qeverinë e Ramës
- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasdite nënshkroi dekret për ministrat e rinj në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.
Tiranë, 4 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasdite nënshkroi dekret për ministrat e rinj në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.
Propozimet për shkarkimin dhe emërimin e ministrave, në kuadër të riksontruktimit të kabinetit qeveritar, Rama ia dorëzoi të hënën, ndërsa Begaj kishte shtatë ditë kohë për ta nënshkruar ose jo.
Dekreti do të dorëzohet në parlament, ku votimi do të jetë vetëm formal, duke pasur parasysh se nga 140 deputetë, 83 janë nga shumica qeverisëse.
Rama javën e kaluar e bëri të ditur rkontruktimin e parë, që nga zgjedhja e qeverisë Rama 4 në shtator të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve të majit. Me të njëjtin vend të deritanishëm të zëvendëskryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë,që e udhëhiqte Belinda Baluku, e dyshuar për korrupsion, do të ndahet.
Zëvendëskryeministrja e re do të jetë Albana Koçiu, ministrja aktuale e Punëve të Brendshme, ndërsa resori i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë do të drejtohet nga Enea Karakaçi, administrator aktual i Elektro-shpërndarjes.
Kreu i ri i policisë do të jetë Besfort Llamalari, ministër aktual i Drejtësisë, i cili ishte zëvendësministër i punëve të brendshme në qeverinë e mëparshme. Në vend të Llamalarit do të jetë Toni Gogu, i cili momentalisht është ministër për Marrëdhënie me Parlamentin, ndërsa në vendin e tij vjen Erjona Ismaili, deputete nga Vlora.
Ferit Hoxha, një diplomat karriere, ish-ambasador në KB dhe aktualisht shef i misionit të Shqipërisë në BE, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, në vendin e Elisa Spiropalit.
Ministrinë e Mbrojtjes e lëshon Piro Vengu, ndërsa në vend të tij vjen Ermal Nufi, i cili deri më tani mbante pozicionin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Balukut, si zëvendëskryeministër.
Me rikonstruimin nuk janë përfshirë nëntë ministri dikasteriale.
Foto: Kabineti i Begajt