Presidenti amerikan Xhej Di Vens është takuar me papa Françeskun
- Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat mëngjesin e sotëm në Vatikan me nënpresidentin amerikan, Xhej Di Vens, njoftoi Selia e Shenjtë.

Romë, 20 proill 2025 (MIA) - Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat mëngjesin e sotëm në Vatikan me nënpresidentin amerikan, Xhej Di Vens, njoftoi Selia e Shenjtë.
Vens, besimtar katolik i cili ishte përplasur me Papën lidhur me politikat për emigrantët të administratës të presidentit, Donald Tramp, u takua me papa Françeskun në rezidencën e tij në Vatikan dhe uruan njëri-tjetrin për festën e Pashkëve, u tha në njoftimin e Vatikanit.
“Papa Françesku zhvilloi një takim të shkurtër privat, që zgjati disa minuta, dhe të dy shkëmbyen urimet për ditën e Pashkëve”, u tha në njoftim.
Papa dhe zyrtarë të Vatikanit kanë kritikuar disa nga politikat e administratës Tramp, përfshirë planet për të dëbuar miliona emigrantë nga SHBA-ja dhe shkurtimet e mëdha për ndihmat e huaja dhe për programet sociale brenda vendit.
Françesku e ka cilësuar “të turpshme” shtypjen e emigracionit. Vens, i cili u bë katolik në vitin 2019, ka cituar mësimet e Kishës Katolike, të epokës mesjetare, për të justifikuar këtë politikë.
Papa i është përgjigjur konceptit teologjik, që ka përdorur Vens për të mbrojtur këtë qasje, në një letër të hapur drejtuar ipeshkvijve katolikë amerikanë në shkurt, ku e quajti planin e Trumpit një “krizë të madhe” për SHBA-në. mb/
Foto: MIA