• четврток, 05 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pontifikati i Papa Françeskut: Progres në zbardhjen e çështjes mbi abuzimin seksual të klerikëve, por a është i mjaftueshëm?

Pontifikati i Papa Françeskut: Progres në zbardhjen e çështjes mbi abuzimin seksual të klerikëve, por a është i mjaftueshëm?

24 prill 2025

Hina

Kur Papa Françesku dëgjoi dëshmitë rreth abuzimit seksual të klerikëve për rreth më shumë se një orë se koha që ishte planifikuar në Dublin në vitin 2018, shumë njerëz u prekën thellësisht. Por jo të gjithë janë të bindur se i ndjeri Françesku bëri mjaftueshëm gjatë papatit të tij për të shëruar dëmin e shkaktuar me dekada të tëra të dështimit të Kishës për t'u përballur me këtë çështje.

"Mendoj se askush nuk mund të bëjë mjaftueshëm", tha Pedi Mekaferti, i cili u abuzua seksualisht nga një klerik në vitet 1980 dhe ishte një nga tetë viktimat që treguan historitë e tyre. "Mendoj se ai dha gjithçka nga vetja," tha Mekaferti

Papa Françesku mori drejtimin e Kishës Katolike, autoriteti i së cilës ishte minuar thellësisht në shumë pjesë të botës nga skandalet që lidheshin me abuzimin prej priftërinjve katolikë. Françesku e ka bërë zgjidhjen e kësaj çështjeje një përparësi dhe zbulimet historike nga Kili në Zelandën e Re kanë shënjuar papatin e tij 12-vjeçar.

Pavarësisht se tregoi një mirëkuptim më të thellë të abuzimit seksual dhjetëvjeçar nga priftërinjtë që lanë gjurmë te viktimat, masat e Papa Françeskut për ta bërë Kishën Katolike më përgjegjëse nuk kanë përmbushur pritjet, thonë viktimat e abuzimit seksual dhe grupet e të drejtave të njeriut.

"Dëmi është aq i madh saqë Kishës do t'i duhet shumë, shumë kohë për të bërë ndonjë hap përpara për të riparuar dëmin e shkaktuar në misionin e Kishës", tha Mekaferti.

Papa Françesku themeloi komisionin e parë të Vatikanit për të luftuar abuzimin seksual, u bë Papa i parë që shkarkoi kardinalët për abuzim seksual dhe krijoi një sistem global që katolikët të raportojnë dyshimet për abuzim, si dhe fshejen e këtyre rasteve nga ipeshkvët.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se duhet bërë më shumë për çështjen e identifikimit të klerikëve që kanë kryer abuzime dhe zyrtarëve të kishës që i kanë mbrojtur ata.

“Ai u dha shumë shpresë të mbijetuarve kur mori detyrën, duke premtuar transparencë dhe ndryshim”, tha Mari Kolins, një prej tetë viktimave që foli në takimin e Dublinit në vitin 2018. Kolins tha se ishte abuzuar seksualisht nga një prift në Irlandë në vitet 1960 kur ishte 13 vjeç.

"Arritëm diçka, por nuk mendoj se bëmë mjaftueshëm sa duhej. Gjërat nuk janë aq keq sa ishin, kjo është e sigurt, por as nuk janë aq mirë sa mund të kishin qenë", tha ajo.

Kollins ishte një nga anëtaret e parë të Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, i formuar në vitin 2014. Kollins dha dorëheqjen në vitin 2017, duke thënë se puna e saj po bllokohej nga rezistenca e brendshme.

Një tjetër anëtar themelues, Hans Zollner, dha dorëheqjen papritur në vitin 2023, duke përmendur shqetësimet e asaj kohe në lidhje me mënyrën se si po funksiononte komisioni. Për disa, komisioni përfaqëson një ilustrim të qartë të mangësive të reformave të Papa Françeskut, siç argumentojnë disa aktivistë.

Vitin e kaluar, komisioni publikoi raportin e tij të parë vjetor me rekomandime që përfshinin angazhimin e tyre për ndëshkim më efektiv të priftërinjve abuzues, por edhe theksimin e vështirësisë së angazhimit të disa komuniteteve lokale katolike në punën e tyre.

Disa ndryshime kanë marrë miratim më të gjerë, përfshirë dy projektligje të miratuara në vitin 2019 pas takimit katërditor të paprecedentë mbi abuzimin seksual të fëmijëve.

Në ligjin e parë janë inkorporuar procedura të reja raportimi dhe u zgjerua përkufizimi i krimeve seksuale kundër personave madhorë të cënueshëm. Ligji i dytë hoqi rregullat strikte të konfidencialitetit, të njohura si "sekrete papnore".

Zyrtarët e kishës pranuan se rregullat pengojnë shkëmbimin e informacionit me policinë në disa vende.

Megjithatë, kritikat mbetën të vazhdueshme për shkak të izolimit të vazhdueshëm të Kishës në këtë çështje dhe mungesës së mbikëqyrjes së jashtme.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан