"Politiko": Kush prej kujt frikësohet në BE
- Vjeshta është kohë e frikshme në kryeqendrën e Bashkimit Evropian kur karakteristikat e "Natës së shtrigave" pasqyrohen në gjendjet në bllok - "shpirtërat" e ish-komisarëve shetisin nëpër Berlemon, "rrjeti i merimangave" përhapet mbi institucionet e fjetura të BE-së, kandidatët për komisarë të rinj kujdesen për "skeletet" në dollapët e tyre para dëgjimeve në Parlamentin evropian, ndërkaq të gjithë me krikë shohin drejt epilogut të zgjedhjeve në SHBA.
Bruksel, 2 nëntor 2024 (MIA) - Vjeshta është kohë e frikshme në kryeqendrën e Bashkimit Evropian kur karakteristikat e "Natës së shtrigave" pasqyrohen në gjendjet në bllok - "shpirtërat" e ish-komisarëve shetisin nëpër Berlemon, "rrjeti i merimangave" përhapet mbi institucionet e fjetura të BE-së, kandidatët për komisarë të rinj kujdesen për "skeletet" në dollapët e tyre para dëgjimeve në Parlamentin evropian, ndërkaq të gjithë me krikë shohin drejt epilogut të zgjedhjeve në SHBA.
Në çfarë gjendje, siç thekson portali i Brukselit "Politiko", mund të parashtrohet pyetja: Kush prej kujt frikësohet në BE?
Të gjithë frikësohen nga Bjorn Zajbert
I pari në listën e "të frikshmëve" prej të cilit druajnë të gjithë në Berlemon është shefi i Kabinetit të kreut të Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, Bjorn Zajbert. Sharmi i këtij byrokrati gjerman nuk duhet ta gënjejë askënd, sepse, siç thekson "Politiko", ai është njeri i cili krijon apo shkatërron karriera në institucionet evropiane.
"Kur t'ju paraqitet Bjorn, ta dini se ky nuk është lajm i mirë", deklaroi për portalin një diplomat i lartë evropian, i cili kërkoi anonimitet.
Zajbert, i cili konsiderohet si këshilltari me besimin më të madh të Fon der Lajenit, është pranë saj që nga ardhja e saj nga Berlini në bruksel në vitin 2019 dhe llogaritet përgjegjës për vendimet kyçe kadrovike në Komision.
Një përfaqësues anonim i KE-së për "Politiko" thotë se gjëja më e keqe që mund të ndodhë është nëse dosja e dikujt "shkon në katin e 13-të" të Berlemonit, ku ndodhet Kabienti i Fon der Lajenit, duke potencuar se në rast të tillë "asnjëherë nuk dihet nëse (dosja) do të kthehet apo jo".
Fon der Lajen është e frikësuar nga Gjykata e drejtësisë e BE-së
Kreu i KE-së, Fon de rLajen frikësohet nga "grupi i pleqve me rroba të çuditshme në Luksemburg", seli e Gjykatës së BE-së për drejtësi, ku ndodhet lënda për gjoja "mungesën e transparencës" gjatë dakordimeve për furnizim të vaaksinave kundër Kovid-19 nga ana e saj.
Gjykata në korrik solli vendim me të cilin ndalohet cenzurimi i dis apjesëve të marrëveshjeve për furnizim të vaksinave, të arritura mes trupit ekzekutiv të BE-së dhe kompanive farmaceutike para se ato të publikohen në opinion, të cilin Eurokomisioni e kontestoi.
Plotësisht, muajin e ardhshëm Gjykata duhet t'i shqyrtojë kërkesat për qasje drejt komunikimit SMS të Fon der Lajenit me drejtorin ekzekutiv të kompanisë "Fajzer", Albert Burla për furnizim të vaksinës kundër Kovid-19 për nevojat e BE-së. Ky rast, në të cilin Fon der Lajen është e dyshuar për keqpërdorim të funksionit të saj, tashmë e ka marrë emrin "Fajzergejt".
Të gjithë janë të frikësuar edhe nga Donald Trampi
Kthimi i mundshëm i ish-presidentit amerikan, Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë, tashmë po shkakton druajtje serioze në BE.
Siç thekson "Politiko", vetëm pak ditë deri në zgjehdjet në SHBA, Brukseli po përgatitet për mandatin e dytë të mundshëm të Trampit dhe po përballet me dilema se si vendimet e "kandidatit të inkurajuar republikan" mund të ndikojnë ndaj Bashkimit Evropian.
"Blloku po përgatitë plane për gjendje të jashtëzakonshme, nëse Trampi e ndërpreet mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës për Ukrainën", thekson portali.
Eurodeputetpët janë të frikësuar nga Oliver Varheji
Eurokomisari për zgjerim he politikë fqinjësore dhe kandidat prë eurokomisar për shëndetësi në mandatin e ardhshëm të KE-së, Oliver Varheji, siç pohon "Politiko", ka ndërtuar reputacion të dikujt që shkakton frikë, pa dallim nëse bëhet fjalë për zgjerimin e bllokur apo për ulje të mbështetjes financiare për palestinezët.
"Njeriu i kryeministrit hungarez, Viktor Orban në Bruksel" tani mund të jetë pjesë e "filmit të ri horror" gjatë dëgjimit të tij para eurodeputetëve, të cilët vitin e kaluar i quajti "idiotë" dhe të cilët tani mund t'ia kthejnë dhe "ta kafshojnë".
Eurodeputetët në "trajlerin e filmit tëri horror" tashmë e potencuan papërvojën në politikën për mbrojtje shëdnetësore, lidhur me çka reaguan edhe disa organizata qytetare të fokusuara tek shëndeti, të cilat shprehën mospajtim për shkak të nominimit të tij për të kryesuar me këtë resor.
Orbani frikësohet nga Partia popullore evropiane
Kryeminsitri hunmgarez, Viktor Orban paraqet makth për shumicën e liderëve në BE, jo vetëm sepse bllokon vendime të shefave të shteteve dhe qeverive të anëtareve të bllokut, por edhe për shkak të raportit të tij me Moskën dhe presidentin rus, Vlladimit Putin.
Por, sipas portalit "Politiko", edhe Orban ka "demonët e tij" në Bruksel, e mes tyre kryeson Partia popullroe evropiane (EPP).
"EPP në Parlamentin evropian ia hapi dyert rivalit kryesor të orbanit, liderit opozitar Peter Magjar. Ajo mirëseardhje e ngrohtë e përforcoi Magjarin dhe fushatën e tij kundër Orbanit, i cili edhe vetë ishte anëtar i EPP-së para se të përjashtohej pra tre viteve", shton portali.
Në bashkangjitje të tezës së këtillë, në tekst përkujtohet deklarata e të parit të EPP-së, Manfred Veber gjatë debatit me Orbanin në Europlarlament, me ç'rast ai e porositi kryeminsitrin hungarez se partia e tij Fides, në të vërtetë nuk është fituese e Eurozgjehdjeve, edhe pse fitoi më të shumti vota.
"Ju nuk fituat në zgjedhje, Fides nuk është fitues i zgjedhjeve... Ne, EPP fituam në zgjedhje... E di se jeni nervoz... Peter Magjar do t'ju mposhtë në Hungari", shtoi Veber.
Socialdemokratët janë të frikësuar nga Rafaele Fito
Eurodeputetët nga Aleanca progresive e socialistëve dhe demorkatëve (SD) konsiderojnë se kandidati italian për anëtar të KE-së, Rafaele Fito, i cili është nominuar për nënkryetar për kohezion, nuk është propozimi adekuat për këtë funksion.
Sipas "Politiko"-s, qëndrimi i këtillë nuk lidhet personalisht me Fiton, por është rezultat i frikës se shefja e tij, kryeministrja djathtiste italiane, Xhorxha Meloni, mund ta përforcojë ndikimin e vet në zemër të Brukselit, që tradicionalisht kryesohej nga EPP dhe socialdemokratët.
Fito si nënkryetar i KE-së jo vetëm që do të jetë përgjegjës për politikën e kohezionit të BE-së, por edhe eurokomisarë të tjerë do të duhet të përgjigjen para tij për çështje nga resorët e tyre.
Në prag të dëgjimeve të komisarëve, vlerëson portali, kjo "i acaron nervat" e socialdemokratëve të cilët nuk duan të zhduket ndikimi i tyre ndaj politikave të BE-së.
Eurodiplomatët frikësohen nga ambasadori francez
Përfaqësuesi i përhershëm francez në BE, Filip Legliz-Kosta është një prej ambasadorëve më me përvojë dhe konsiderohet si një prej "operatorëve politik" më të shkathët mes tyre. Imazhin e këtillë të tij ai e ndërtoi gjatë viteve të gjata të pjesëmarrjes në mbledhjet e Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të anëtareve të KE-së (Koreper), ku vendet nga blloku tentojnë t'i zhvendosin dallimet e tyre për shtrirjen e gjerë të politikave të Unionit.
"Legliz-Kosta nuk i përfaqëson vetëm interesat franceze, kështu që të sapoardhurit në Bruksel e dinë se sa është me rëndësi t'i kenë atë dhe kolegun e tij gjerman, Mihael Klaus në anën e tyre në mënyrë që të shtyhen vendimet", shton "Politiko".
Emigrantët frikësohen nga Magnus Bruner
Austriaku Magnus Bruner, kandidati për eurokomisar të ri për emigracion, do të ketë detyrë që atyre, të cilët tentojnë të hyjnë ilegalisht në bllok, t'ua bartë porosinë: Mos tentoni të vini në Evropë, ose do të prëfundoni në "qendrën prë deportim", por edhe ta shndërrojë në realitet kërcënimin e këtillë.
Bruner do të kryesojë me këtë resor gjatë kohës kur Komisioni evropian planifikon të përgatisë rregullativë të re me të cilën do të thjeshtësohet procedura për kthim në vendet e tyre amë për personat, kërkesat e të cilëve për azil do të refuzohen.
Askush nuk frikësohet nga Ombudspersoni evropian
"Mbretrëresha e transparencës dhe tikës në BE", ombudspersoni evropian, Emili O'Rajli, është një prej funksionarëve të rrallë në Union nga e cila, realisht, askush nuk frikësohet.
Kjo është kështu për shkak se, sipas "Politiko"-s, avokatja e popullit e BE-së ka fuqi vetëm "të japë flakareshë" dhe "të qortojë dikë" për punën e keqe, por jo edhe të dënojë.
Përndryshe O'Rajli së shpejti do të tërhiqet nga funksioni i ombudsperosnit, që e kryen prej vitit 2013. ab/
Foto: МIА Arkivi