• четврток, 19 март 2026

Po rriten rastet e meningjitit në Anglinë Juglindore

Po rriten rastet e meningjitit në Anglinë Juglindore

 Londër, 18 mars 2026 (MIA) - Njëzet persona janë diagnostikuar me meningjit në Anglinë juglindore.

 Qeveria bëri të ditur se bëhet fjalë për një epidemi të paparë që tashmë ka marrë dy jetë.

 "Ajo që na shqetëson në lidhje me epideminë në Kenterberi është shpejtësia dhe shkalla e përhapjes së sëmundjes", deklaroi sot  ministri britanik i Shëndetësisë, Ues Striting për Bi-Bi-Si-në.

 "Situata po zhvillohet me shpejtësi dhe mund të shfaqen raste të tjera", kanë paralajmëruar autoritetet britanike të shëndetësisë.

 Deri më tani, të gjithë të prekurit janë të rinj. Shumica e rasteve lidhen me një klub nate që e kanë vizituar studentë në Kenterberi midis 5 dhe 7 marsit, tha ministri i Shëndetësisë.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан