Plani për modernizimin e TVM-së si dhe ribalanci e kaluan filtrin e komisionit në Kuvend
- Komisioni i Kuvendit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor i miratoi pikat e lidhura me planet financiare dhe programet e investimeve të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Televizioni i Maqedonisë (TVM) dhe do t'u dorëzohen deputetëve për procedurë të mëtejshme.
Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor i miratoi pikat e lidhura me planet financiare dhe programet e investimeve të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Televizioni i Maqedonisë (TVM) dhe do t'u dorëzohen deputetëve për procedurë të mëtejshme.
Kryetari i Këshillit Programues të TVM-së Davor Pashovski para Komisionit e arsyetoi ribalancin e planit financiar për vitin 2025, i cili del nga shkurtimi i buxhetit për 80 milionë denarë. Me ndryshimet, bëhet harmonizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.
Në lidhje me programin e investimeve, Pashovski sqaroi se planifikohet furnizimi dhe zëvendësimi i pajisjeve teknike më të vjetra se 12 vjet, për shkak të emitimit të pandërprerë dhe harmonizimit me standardet evropiane.
"Tani, me financimin e konfirmuar ligjor, servisi publik përfundimisht ka mundësi të realizojë investime të tilla", theksoi Pashovski.
Me planin financiar për vitin 2026 dhe ndryshimin e tij me ridestinim të mjeteve, u theksua, është siguruar vazhdimësi në financimin dhe modernizimin e servisit publik. sa/
Foto: MIA