• вторник, 30 декември 2025

Planet financiare për vitin 2025 dhe 2026 në rend dite të Komisionit Kuvendor për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor

Planet financiare për vitin 2025 dhe 2026 në rend dite të Komisionit Kuvendor për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor

Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor sot do të mbajë seancë në të cilën në rend dite janë planet financiare të Radio-televizionit të Maqedonisë për vitin 2025 dhe 2026.

Deputetët duhet ta shqyrtojnë Planin financiar për ndryshime të Planit financiar të Ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio-televizioni i Maqedonisë për vitin 2025 me ridestinim të mjeteve, Programin vjetor të investimeve të ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio-televizioni i Maqedonisë, Planin financiar të ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio-televizioni i Maqedonisë për vitin 2026, si dhe Planin financiar për ndryshime të planit financiar të Ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio-televizioni i Maqedonisë për vitin 2026 me ridestinim të mjeteve. sa/

FOTO: Arkivi

Остани поврзан