Plaku i Vitit të Ri dhe super heronjtë nga filmat e animuar u ndanë dhurata të hospitalizuarve në Klinikën e fëmijëve
- Bashkëpunëtori i ekipit për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, i maskuar si Plaku i Vitit të Ri dhe vullnetarë të maskuar në kostume të super heronjve të preferuar nga filmat e animuar sot zbritën me litar nga helikopteri dhe u ndanë dhurata fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Bashkëpunëtori i ekipit për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, i maskuar si Plaku i Vitit të Ri dhe vullnetarë të maskuar në kostume të super heronjve të preferuar nga filmat e animuar sot zbritën me litar nga helikopteri dhe u ndanë dhurata fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve.

Bëhet fjalë për stërvitje të quajtur "Të dhurojmë buzëqeshje" në të cilën mori pjesë ekipi për shpëtim të malit, si pjesë e ekipit për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.

Stërvitja u organizua në bashkëpunim me MPB-në dhe Njësinë e helikopterëve.

Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi tha se ky është aksion tradicional i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, në të cilin Plaku i Vitit të Ri dhe heronjtë e tjerë të filave të animuar i gëzojnë fëmijët me dhurata të Vitit të Ri. Ai e falëdneroi Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, ekipet e të cilit, siç sqaroi, sjellin gëzim së paku në ditët e fundit të vitit për fëmijët të cilët duhet të qëndrojnë për mjekim spitalor.

"Rreth 100 fëmijë për momentin marrin trajtim spitalor dhe numri më i madh i tyre do të duhet edhe në ditët para Vitit të Ri të mbeten në klinikë për shkak të gjendjessë tyre. me aksionet e këtilla e zbusim dhimbjen e tyre dhe u sjellim gëzim për t'i kaluar në armosferë më të bukur këto ditë", tha dr. Memedi.
Argjend Qilafi, bashkëpunëtor profesional në ekipin për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, tha se Kryqi i Kuq tradicionalisht, për të tetën herë, nën moton "Të dhurojmë buzëqeshje" edhe këtë vit është i pranishëm në Klinikën e fëmijëve, disa prej tyre të veshur në kostume, "aq sa për të vjedhur ndonjë buëqeshje fëmijërore".

"Nuk ka më bukur se kur i shikoni fytyrat e fëmijëve të cilët këto ditë para Vitit të Ri do t'i kalojnë në shtratin e spitalit. U dëshiroj sa më parë të largohen nga ky objekt. Arritëm që Plakun e Vitit të Ri dhe vullnetarët të veshur me kostume t'i sjellim me helikopter. Diçka e re, diçka ndryshe nga shtatë vitet e kaluara. Shpresoj, nëse kjo arrin të mbetet traditë, vitin e ardhshëm të mendojmë diçka më bukur me qëllim që të gëzojmë çdo fëmijë", tha Qilafi. ab/
Foto: МIА