• петок, 04 октомври 2024

Pezeshkijan: Premtimet perëndimore ishin të rreme, do t'i përgjigjemi Izraelit

Pezeshkijan: Premtimet perëndimore  ishin të rreme, do t'i përgjigjemi Izraelit

Doha, 3 tetor 2024 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkijan ka mbajtur takim me përfaqësuesit politikë të Hamasit në Doha dhe dërgoi porosi të re deri te pushteti izraelit. Ai paralajmëroi se çdo aksion i ri izraelit do të marrë përgjigje më të fuqishme.

"Vendet perëndimore i dhanë premtime të rreme Iranit dhe i kanë bërë thirrje në përmbajtshmëri për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gazë. Megjithatë, vazhdimi i krimeve izraelite na ka shtyrë të japim përgjigje të ashpër", deklaroi presidenti iranian.

Pezeshkijan tha se vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Hanija ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme për të dhe shtoi: "Nëse regjimi izraelit bën edhe një gabim më të vogël, do të marrë përgjigje shumë më të fuqishme".

Presidenti iranian tha se fuqia izraelite në masë të madhe varet nga përkrahja e SHBA-së dhe Evropës, duke shtuar se zëri i bashkuar i myslimanëve do të pengojë çfardo agresori të sulmojë territore myslimane. bsh/

Foto: Arkiv

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан