• среда, 08 април 2026

Pezeshkijan: Mbi 14 milionë iranianë janë të gatshëm t'i japin jetët në mbrojtje të vendit

Pezeshkijan: Mbi 14 milionë iranianë janë të gatshëm t'i japin jetët në mbrojtje të vendit

Teheran, 7 prill 2026 (MIA) – Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkijan sot deklaroi se më shumë se 14 milionë iranianë shprehën gatishmëri që t’i sakrifikojnë jetët e tyre në mbrojtje të Iranit. 

“Më shumë se 14 milionë iranianë krenarë deri më tani shprehën gatishmëri t’i sakrifikojnë jetët e tyre në mbrojtje të Iranit. Edhe unë isha, jam dhe do të jem i gatshëm ta sakrifikoj jetën time për Iranin”, shkroi Pezeshkijan në platformën Iks. 

Paraprakisht sot, zëvendësministri iranian për rini dhe sport, Alireza Rahimi, ju bëri thirrje iranianëve, përfshirë edhe të rinjtë, artistët dhe sportistët, të formojnë “zinxhirë të gjallë” para elektranave përgjatë vendit që t’i dënojnë kërcënimet nga SHBA-ja për bombardimin e impianteve energjetike. 

"Do të mbajmë duart për të dërguar porosi se sulmet ndaj infrastrukturës publike janë krim lufte", tha Rahimi në videoporosi, raportoi “Al Xhazira”.

Kjo thirrje e tij erdhi pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Tramp se do ta sulmojë infrastrukturën civile iraniane, duke përfshirë urat dhe elektranat, nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet në tërësi për lundrim. fc/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан