• четврток, 25 декември 2025

Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku në afërsi të Petrovecit

Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku në afërsi të Petrovecit

Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Në autostradën Shkup-Veles, në afërsi të pikës pagesore Petrovec, dje vonë pasdite ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në aksidentin, i cili ka ndodhur në orën 16:20, u përfshinë dy automjete pasagjerësh. Të lënduarit u transportuan me automjete të Ndihmës urgjente mjekësore në institucionet shëndetësore në Shkup për mjekim.

Është kryer inspektim nga një ekip inspektimi nga SPB Shkup.

Mjegulla që ka përfshirë luginën e Shkupit që nga dje po e vështirëson trafikun ajror në aeroportin e Shkupit, ndërsa trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet me dukshmëri të zvogëluar në disa akse rrugore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан