Peskov: Rusia përgatit përgjigje nëse Kievi shfrytëzon hapësirë të huaj ajrore për sulm ndaj portit rus
- Rusia do të përgjigjet nëse vendet tjera i lejojnë Ukrainës ta shfrytëzojë hapësirën e tyre ajrore për sulme me dronë ndaj porteve balistike ruse, kumtoi sot Kremlini.
Moskë, 31 mars 2026 (MIA) - Rusia do të përgjigjet nëse vendet tjera i lejojnë Ukrainës ta shfrytëzojë hapësirën e tyre ajrore për sulme me dronë ndaj porteve balistike ruse, kumtoi sot Kremlini.
"Nëse hapësira ajrore lëshohet për kryerjen e aktiviteteve armiqësore dhe terroriste kundër Federatës Ruse, kjo do të na detyrojë të nxjerrim përfundime adekuate dhe të ndërmarrim masa adekuate", citoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Ai shtoi se armata ruse me kujdes e ndjek dhe analizon zhvillimin e ngjarjeve dhe jep rekomandime.
Peskov citoi se bëhet fjalë në sigurimin e gjithë infrastrukturës kyçe, por objektet nuk mund të jenë 100 për qind të mbrojtur nga "sulmet terroriste".
Javët e fundit Ukraina i përforcoi sulmet me dronë ndaj rafinerive ruse dhe rrugëve eksportuese, disa në afërsi të kufirit të Rusisë me shtetet balistike dhe Finlandën, në përpjekje për ta dobësuar ekonominë ushtarake të Moskës. Ukraina ka kryer sulmin më të egër me dronë të luftës katërvjeçare në portet baltike të Ust-Lugës dhe Primorskut. sa/
foto: EPA