• понеделник, 16 март 2026

Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Peru

Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Peru

Lima, 24 shkurt 2026 (MIA) - Pesëmbëdhjetë persona, mes tyre shtatë të mitur, humbën jetën në Peru pas rrëzimit të helikopterit ushtarak që u zhduk të dielën në rajonin Arekipa, në pjesën jugore të vendit, njoftuan forcat ajrore të Perus.

"Pas aktivizimit të operacioneve të kërkimit, patrullat e forcave speciale dhe policisë e lokalizuan helikopterin Mi-17, i cili humbi kontaktin radio të dielën pasdite", thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore të Perusë.

"Ekipet e shpëtimit konfirmuan vdekjen e katër anëtarëve të ekuipazhit, si dhe të 11 pasagjerëve që ndodheshin në helikopter", shtuan nga Forcat Ajrore, duke saktësuar se mes pasagjerëve kishte shtatë persona nën moshën 18 vjeç.

Helikopteri, i prodhimit rus, u shpall i zhdukur të dielën pasdite, pasi u nis nga qyteti Pisko, në rajonin Ika, me drejtim drejt Çalës, në rajonin Arekipa, rreth 1.100 kilometra në jug të Limës. Ekipet e shpëtimit e lokalizuan helikopterin në zonën e Çalës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан