• четврток, 25 декември 2025

Pesë vendime të rëndësishme dhe nëntë nisma në seancën e fundit të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2025

Pesë vendime të rëndësishme dhe nëntë nisma në seancën e fundit të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2025

Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 28-të dhe të fundit për vitin 2025, në të cilën do të shqyrtohen nëntë nisma për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe duhet të merren vendime përfundimtare për pesë lëndë.

Ndër lëndët me interes më të madh publik janë nismat me të cilat konstestohen ndryshimet e Ligjit për pagat e gjyqtarëve. Parashtruesit pretendojnë se ulja e koeficientëve të pagave përbën shkelje të një të drejte të fituar dhe nuk bazohet në rrethana reale, duke iu referuar praktikës gjyqësore ku tashmë është konstatuar një dallim në pagesat për muajin janar të vitit 2024.

Gjykata do ta shqyrtojë edhe nismën e paraqitur nga Shoqata e prokurorëve publikë përmes kryetarit Elvin Veli. Nisma ka të bëjë me ndryshimet e ligjeve për pagat e prokurorëve publikë dhe të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë, për të cilat parashtruesi pretendon se cenojnë parimin e pavarësisë dhe ulin parashikueshmërinë e të ardhurave mujore.

Në rend dite ështe edhe lënda me të cilën Ivan Mirçevski dhe Aleksandar Vidinovski kontestojnë Rregulloren për shenjat e komunikacionit nga viti 2020, duke pretenduar se përdorimi i shkurtesës për shenjën shtetërore nuk është në përputhje me kodet ndërkombëtare MK dhe MKD, por përdoret në mënyrë të pasaktë NMK.

Duhet të shqyrtohen edhe lëndët me të cilat Gjykata në shkurt të vitit 2025 nisi procedurë për ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat iu dha Kuvendit një afat gjashtëmujor për të vepruar sipas vërejtjeve të Gjykatës.

Në seancë është përfshirë edhe lënda që ka të bëjë me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve në Ligjin për sigurimet pensionale dhe invalidore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан