Pekini i është përgjigjur Trampit: SHBA të mos i përdorë vendet tjera si justifikim për interesat e saj
- Kina sot i bëri thirrje SHBA-së të mos i përdorë vendet tjera si justifikim për realizimin e interesave të saj, pasi presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA duhet ta posedojë Grenlandën për të parandaluar pushtimin e ardhshëm rus ose kinez të ishullit.
Pekin, 12 janar 2026 (MIA) - Kina sot i bëri thirrje SHBA-së të mos i përdorë vendet tjera si justifikim për realizimin e interesave të saj, pasi presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA duhet ta posedojë Grenlandën për të parandaluar pushtimin e ardhshëm rus ose kinez të ishullit.
"Arktiku ka të bëjë me interesat e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning. Ajo shtoi se aktivitetet e Kinës në rajon synojnë të promovojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtave të të gjitha shteteve për të kryer aktivitete të ligjshme në Arktik.
Në konferencën e sotme për shtyp, Pekini shprehu edhe mbështetje kategorike për ruajtjen e sovranitetit dhe sigurisë së Kubës, si përgjigje e kërcënimeve nga ana e Trampit. Njëkohësisht MPJ kineze dërgoi mbështetje për popullin iranian për tejkalimin e vështirësive, duke theksuar se e drejta ndërkombëtare duhet ta mbrojë sovranitetin e çdo vendi nga përzierjet e jashtme.
Në lidhje me bashkëpunimin dypalësh me Kanadanë, Pekini pret thellim të marrëdhënieve gjatë vizitës së ardhshme të kryeministrit kanadez Mark Karni në Kinë, të caktuar nga 14 deri më 17 janar. Kjo do të jetë vizita e parë e kryeministrit kanadez të Kinës pas pushimit prej tetë vitesh.
"Zhvillimi i shëndoshë dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve kinezo-kanadeze shërben për interesat e përbashkëta të të dy vendeve", theksoi Mao Ning. sa/
foto: arkivi