Pasdite mot me shi, ditët në vijim më ftohtë
- Me vranësira dhe më freskët do të jetë moti ditët në vijim. Nga pasditje dhe gjatë natës tashmë prite reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit.
Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Me vranësira dhe më freskët do të jetë moti ditët në vijim. Nga pasditje dhe gjatë natës tashmë prite reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit.
Nesër dhe të enjten do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore, ndërsa për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, në male dhe në disa nga vendet më të larta do të ketë kushte që reshjet të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi lindor dhe verilindor, ndërsa nga e premtja nga drejtimi verior.
Temperaturat do të jenë në rënie. Temperaturat e mëngjesit do të bien nën zero, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë në 16 gradë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s