• сабота, 09 ноември 2024

Parlamenti japonez zgjodhi Shigeru Ishiba për kryeministër të ri

Parlamenti japonez zgjodhi Shigeru Ishiba për kryeministër të ri

Tokio, 1 tetor 2024 (MIA) - Deputetët japonezë sot zyrtarisht kanë zgjedhur Ishiba Shigeru, liderin e Partisë Liberalo Demokratike (PLD), i cili e udhëheq koalicionin me shumicë në Dhomën e Sipërme dhe të Poshtme të Parlamentit, për kryeministër të ri.

Ishiba (67) deri tani ka qenë në disa funksione në qeveri, mes të cilëve dhe ministër i Mbrojtjes, ndërsa para se të bëhej kryetar i partisë, ka qenë në pushtetin ekzekutiv të PLD-së, njoftojnë mediat japoneze.

Ai sot më vonë zyrtarisht do të formojë kabinetin e tij dhe do të prezantojë prioritetet e qeverisë së re.

Kabineti i Ishibës do të zyrtarizohet gjatë mbrëmjes, pas ceremonive që do të mbahen në Pallatin mbretëror.

Sot më herët, kabineti i kryeministrit japonez në largim Fumio Kishida dha dorëheqjen kolektive në mbledhje të qeverisë.

Kishida, i cili paraprakisht u tërhoq nga kandidatura presidenciale e Partisë Liberalo Demokratike (PLD) në pushtet, ka kaluar 1.094 ditë në detyrë, duke e bërë atë kryeministrin e tetë më jetëgjatë të Japonisë pas luftës.

Ishiba, kryeministri i ri i Japonisë, fitoi në zgjedhjet presidenciale të Partisë Liberalo Demokratike (LDP) javën e kaluar dhe dje paralajmëroi se më 27 tetor do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në vend.

Zgjedhjet e posaçme, të cilat do të mbahen një vit para zgjedhjeve të rregullta dhe pak para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, do të vendosin se cila parti do të kontrollojë Dhomën e poshtme të parlamentit japonez. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан