• четврток, 16 април 2026

Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë vazhdimin e rregullave për detektimin e përmbajtjes me keqpërodrimin e fëmijëve

Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë vazhdimin e rregullave për detektimin e përmbajtjes me keqpërodrimin e fëmijëve

Bruksel, 26 mars 2026 (MIA) - Parlamenti Europian sot votoi kundër vazhdimit të rregullave të cilat për momentin u lejojnë kompanive të teknologjisë të zbulojnë materiale abuzimi seksual me fëmijë në komunikimet private. 

Gjithsej 311 deputetë evropian votuan kundër propozimit të Komisionit Evropian për të vazhduar rregullat, me 228 vota "për" dhe 92 abstenime. Legjislativi aktual, i cili shpesh quhet "kontroll i bisedave" (chat control), duhet të skadojë më 3 prill, transmetoi DPA. 

Kancelari gjerman Fridrih Merc e kritikoi vendimin, duke thënë se ishte thellësisht i zhgënjyer që kontrollet vullnetare të bisedave nga ana e platformave online nuk do të ishin më të mundura. 

"Ky është një hap serioz prapa për mbrojtjen e fëmijëve tanë", deklaroi lideri gjerman pas bisedimeve të sotme me kryeministrat e shteteve të Gjermanisë Lindore. 

Ai shtoi se përpjekjet tani do të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhjeje në nivel kombëtar, pas çka ministrja e familjes Karin Prien tashmë po punon për propozimet. 

Keri Smit, shefe e Fondacionit për mbykëqyrje të internetit (IWF), e quajti vendimin një “dështim shkatërrues”. Ajo paralajmëroi se kjo do të kishte pasoja përtej BE-së, pasi mjetet e provuara të zbulimit do të çaktivizoheshin me forcë. 

"Çdo ditë pa detektim do të thotë më shumë dëm për fëmijët dhe më shumë fotografi të abuzimit që qarkullojnë online", theksoi ajo. 

Përpara votimit, katër komisarë evropianë kërkuan mbështetje për vazhdimin e rregullave, duke paralajmëruar se dhënia fund e tyre do të çonte në një pandëshkueshmëri më të madhe për shkelësit. 

Masat aktuale u lejojnë platformave të tilla si Google, Meta dhe Microsoft të skanojnë komunikimet për të identifikuar dhe sinjalizuar përmbajtje të paligjshme. Kjo qasje ka mbetur e diskutueshme për shkak të shqetësimeve për mbrojtjen e të dhënave. Sipas IWF-së, BE-ja ka më shumë materiale abuzimi seksual me fëmijë sesa çdo rajon tjetër në botë. rq/

Foto: IWF

Остани поврзан