• понеделник, 16 март 2026

Parlamenti Evropian e anuloi zbatimin e marrëveshjes doganore mes BE-së dhe SHBA-së

Parlamenti Evropian e anuloi zbatimin e marrëveshjes doganore mes BE-së dhe SHBA-së

Bruksel, 23 shkurt 2026 (MIA) - Parlamenti evropian e anuloi votimin për zbatimin e marrëveshjes doganore mes BE-së dhe SHBA-së, deklaroi kryetari i Komitetit parlamentar për tregti ndërkombëtare, Bernd Lange.

"Dëshirojmë të marrim porosi të qartë nga SHBA-ja se ata e respektojnë marrëveshjen", tha Lange pas konsultimeve me deputetë tjerë të BE-së, njofton DPA.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe presidenti amerikan, Donald Tramp verën e kaluar u pajtuan për doganë maksimale prej 15 për qind për pjesën më të madhe të importit të prodhimeve nga BE-ja në SHBA.

Marrëveshja juridikisht e obligueshme, e cila atëherë u projektua me SHBA-në, duhet të miratohet edhe nga Parlamenti Evropian.

Gjykata Supreme e SHBA-së, të premten, megjithatë i dha një goditje të rëndë politikës tregtare të Trampit, duke vendosur se baza ligjore e përdorur për shumë nga tarifat e vendosura ndaj pothuajse të gjithë partnerëve tregtarë të vendit, ishte e pajustifikuar, përkujton DPA.

Pas dështimit të Gjykatës Supreme, Tramp fillimisht publikoi tarifat e importeve në SHBA prej 10 për qind të premten për të gjitha produktet, para se t'i rriste ato në 15 për qind të shtunën.

Lange sot tha se kjo mund të nënkuptojë që një taksë prej 30 për qind do të aplikohet për disa grupe produktesh edhe krahas limitit prej 15 për qind të parashikuar në marrëveshjen doganore mes BE-së dhe SHBA-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан