Paralajmërim urgjent nga IRGC: Qëndroni larg objekteve të naftës në Arabinë Saudite, EBA dhe Katarit
- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit ka lëshuar një paralajmërim urgjent për evakuimin e qytetarëve nga zonat e objekteve të naftës në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, pasi ato janë objektiva legjitime që do të sulmohen në orët në vijim.
Teheran, 18 Mars 2026 (MIA) - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit ka lëshuar një paralajmërim urgjent për evakuimin e qytetarëve nga zonat e objekteve të naftës në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarit, pasi ato janë objektiva legjitime që do të sulmohen në orët në vijim.
Në komunikatën e IRGC-së thuhet se banorët përreth objekteve, përfshirë rafinerinë Samref në Arabinë Saudite, fushën e gazit Al Hosn në Emiratet e Bashkuara Arabe, kompleksin petrokimik Al Xhubail në Arabinë Saudite, kompleksin petrokimik Masaid dhe kompaninë holding Masaid (e lidhur me Shevron) në Katar, si dhe rafinerinë Ras Lafan (fazat 1 dhe 2) në Katar, po evakuohen nga këto zona.
"Këto qendra janë bërë objektiva të drejtpërdrejta dhe legjitime dhe do të sulmohen në orët në vijim. Prandaj, të gjithë qytetarët, banorët dhe punonjësit kërkohen të largohen menjëherë nga këto zona dhe të zhvendosen në një distancë të sigurt pa vonesë", thuhet në paralajmërim.
Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit filluan më 28 shkurt pavarësisht negociatave të vazhdueshme indirekte midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Iranit.
Irani u përgjigj me sulme masive me raketa dhe dronë, duke synuar bazat amerikane në rajon dhe objektivat ushtarake në Izrael. mb/
Foto: MIA