• вторник, 24 март 2026

Papa Leoni i Katërmbëdhjetë e përsëriti thirrjen e tij për paqe pas sulmeve ndaj Iranit

Papa Leoni i Katërmbëdhjetë e përsëriti thirrjen e tij për paqe pas sulmeve ndaj Iranit

Romë, 4 mars 2026 (MIA) – Papa Leoni i Katërmbëdhjetë apeloi për paqe gjatë audiencës së përgjithshme që u mbajt sot në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrjes iraniane që shkaktoi një konflikt të ri në Lindjen e Afërt.

“Të vazhdojmë udhëtimin tonë gjatë Kreshmës së Pashklëve në frymën e pendesës dhe përmbysjes, duke kërkuar mëshirën dhe paqen e Zotit për veten dhe për të gjithë botën,” tha Papa, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

SHBA-ja dhe Izraeli e sulmuan Iranin më 28 shkurt, pasi në bisedimet për programin bërthamor të Iranit nuk u arrit marrëveshje, gjë që e detyroi Iranin të hakmerrej me sulme ajrore ndaj Izraelit dhe vendeve fqinje, duke thënë se ato u bënë shënjestër për shkak të pranisë dhe bazave ushtarake amerikane. ls/

Foto: EPA
 

 

 

 

Остани поврзан