Papa Françesku u paraqit shkurt në ballkonin e bazilikën e Shën Pjetrit për bekimin Urbi dhe Orbi dhe ua uroi Pashkët besimtarëve
- Papa Françesku është shfaqur sot shkurt në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit për bekimin tradicional "Urbi et Orbi" (drejtuar qytetit dhe botës), në fund të liturgjisë së Pashkëve, që u kremtua në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Anxhelo Komastri, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Romë, 20 prill 2025 (MIA) - Papa Françesku është shfaqur sot shkurt në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit për bekimin tradicional "Urbi et Orbi" (drejtuar qytetit dhe botës), në fund të liturgjisë së Pashkëve, që u kremtua në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Anxhelo Komastri, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Ai u prit me ovacione nga besimtarët e pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit.
"Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët", tha Papa dhe leximin e mesazhit ia la Imzot Diego Ravellit.
Papa Françesku ka tërhequr edhe një herë vëmendjen ndaj dhunës ndaj grave, siç bëri dje në predikimin e tij në Vigjiljen e Pashkëve. Në tekstin e mesazhit, Françesku thekson se në sytë e Zotit "çdo jetë është e çmuar! mb/
Foto: ANSA