Pakistani dhe Afganistani shkëmbyen zjarr, të paktën një i vrarë, 16 të plagosur
- – Afganistani dhe Pakistani shkëmbyen dje zjarr të fuqishëm, me çka humbi jetën të paktën një person në Afganistan dhe ishin plagosur 16, kryesisht gra dhe fëmijë, deklaroi sot Hamdulla Fitrat, zëvendës i zëdhënësit të administratës së talebanëve në Kabul.
Islamabad, 30 mars 2026 (MIA) – Afganistani dhe Pakistani shkëmbyen dje zjarr të fuqishëm, me çka humbi jetën të paktën një person në Afganistan dhe ishin plagosur 16, kryesisht gra dhe fëmijë, deklaroi sot Hamdulla Fitrat, zëvendës i zëdhënësit të administratës së talebanëve në Kabul.
Konflikti i rinisur në zonën kufitare të të dyja vendeve ndodhi në kohën kur në Pakistan u mbajt mbledhje e delegacioneve të forcave rajonale, në të cilën u bisedua për qetësim të situatës në luftën në Iran dhe Lindjen e Mesme, me paralajmërim se Islamabadi mund të jetë nikoqir i bisedimeve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit si ndërmjetësues.
Përfaqësuesit pakistanezë të sigurisë deklaruan se vendi reagon vetëm në granatimin e fuqishëm nga Afganistani dhe se nuk ka pasur lokacione civile që ishin cak i tyre.
Luftërat më të këqija ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit në vitet e fundit shpërthyen muajin e kaluar, me viktima të mëdha nga të dyja palët. Kabuli paraprakisht njoftoi se më shumë se 400 njerëz ishin vrarë në sulmin ajror pakistanez mbi qendrën për rehabilitim nga droga në qytet në mars para se vendet fqinje t’i ndërprenë luftërat.
Pakistani i hodhi poshtë akuzat e talebanëve se qendra ishte cak duke thënë se “në mënyrë të saktë i ka synuar instalimet dhe infrastrukturën ushtarake që i mbështet terroristët”.
Armëpushimi ishte publikuar për festën myslimane Bajrami i Ramazanit, por luftërat e rinisura shpërthyen të dielën, disa ditë prej kur ishte publikuar armëpushimi i përkohshëm. Islamabadi i akuzon talebanët afganë se po i strehojnë dhe mbështetin militantët islamikë, të cilët po kryejnë sulme në Pakistan, akuzë të cilën e mohon Kabuli duke thënë se militantët janë problem i brendshëm i Pakistanit. fc/
Foto: Arkivi