• понеделник, 20 април 2026

"Pais": Spanja mbyll hapësirën ajrore për fluturimet drejt Iranit

Madrid, 30 mars 2026 (MIA) - Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet e përfshira në operacionin "tërbim epik", që SHBA-ja dhe Izraeli e kanë nisur kundër Iranit, publikoi gazeta spanjolle "Pais", duke cituar burime ushtarake anonime. 

Spanja jo vetëm që ndalon përdorimin e bazave ajrore Rota në Kadis dhe Moron de la Frontera në Seville nga ana e aeroplanëve luftarakë ose aeroplanët të cilët furnizohen me karburant dhe të cilët bashkëpunojnë në sulm, por gjithashtu ndalon fluturimet nga aeroplanët amerikanë të stacionuar në vende të treta, siç janë Britania e Madhe ose Franca.

Gazeta thekson se kjo nuk do të thotë që aeroplanët e forcave ajrore amerikane nuk do të përdorin bazat ajrore Moron dhe Rota, pasi të gjitha misionet sipas marrëveshjes dypalëshe me Uashingtonin mbeten në fuqi, siç është mbështetja logjistike për afërsisht 80.000 trupat amerikane të vendosura në Evropë, e cila kryhet normalisht.

Nga pikëpamja ushtarake shihet, mbyllja e hapësirës ajrore spanjolle e ndërlikon operacionin "tërbim epik" sepse bazat e Rota dhe Moron mundësojnë qasje të shpejtë në det, ndërsa furnizimi me karburant bëhet mbi Oqeanin Atlantik, kështu që bombarduesit që ngrihen nga Fairford duhet të fluturojnë mbi Francën nga veriu në jug dhe të furnizohen me derivate kur të arrijnë në Mesdhe, përveç nëse e bëjnë këtë mbi territorin francez, gjë që mbart një rrezik më të madh. Për aeroplanët B-2 që vijnë direkt nga SHBA-ja, furnizimi me derivate sigurohet nga aeroplanë cisternë KC-46 Pegazus të stacionuar në bazën ajrore Lahes në Ishujt Atore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан