Pa ujë nesër një pjesë e Komunës Qendër
- Pa ujë të pijshëm nesër do të mbeten një pjesë e përdoruesve në Komunën Qendër, informoi sot Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza - Shkup.
Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Pa ujë të pijshëm nesër do të mbeten një pjesë e përdoruesve në Komunën Qendër, informoi sot Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza - Shkup.
Nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" është marrë informacion se disa përdoruesve në pjesë të "Todor Aleksandrov" dhe "Partenie Zografski" do t'u ndërpritet furnizimi me ujë.
Siç shpjegohet në njoftim, arsyeja është lidhja e një rrjeti të ri të furnizimit me ujë në kryqëzimin e "Todor Aleksandrov" dhe "Perisa Saveliç".
Ndërprerja e furnizimit me ujë është paralajmëruar nga ora nëntë deri në përfundim të aktiviteteve të punës. mb/
Foto: MIA