• четврток, 25 декември 2025

Pa ujë disa pjesë të komunave Qendër dhe Gazi Babë

Pa ujë disa pjesë të komunave Qendër dhe Gazi Babë

Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Ndërprerje në furnizimin me ujë sot nga ora 9:00 deri në përfundimin e punimeve do të kenë shfrytëzuesit nga rruga  "13 Nëntori" në komunën Qendër dhe shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Singelliq në komunën Gazi Baba, ndërsa nga ora 10:00 edhe një pjesë e rrugës "Naum Naumovski Borçe" (pjesa nga "Leninova" deri në "Orce Nikollov") në komunën Qendër.

Nga NÇP Ujësjellës dhe Kanalizime kumtuan se arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është ndërrimi i një ventili në Kej 13 nëntori - objekt i Komercijalna Bankës në komunën Qendër, kryerje e kyçjes ujësjellëse të f-80mm në rrugën "Pirinska" 49 në komunën Qendër dhe rikonstruim i rrjetit ujesjellës f-250mm në rrugën "Metodija Andonov Çento" (te Makpetroli) në Singiliq. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан