• четврток, 25 декември 2025

Pa rrymë këtë fundjavë pjesë të komunave Butel dhe Çair

Pa rrymë këtë fundjavë pjesë të komunave Butel dhe Çair

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë të komunës së Butelit për shkak të punimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pas marrjes së njoftimit nga EVN Maqedoni SHA.

Nga ora 08:30 deri në orën 15, pa rrymë do të jenë përdoruesit nga një pjesë e fshatit Lubanci, konkretisht pjesa drejt kishës "Shën Jovan" në Komunën e Butelit.

QRMK-ja njofton se pa energji elektrike të dielën nga ora 8 deri në orën 13 do të jenë përdoruesit nga një pjesë e rrugës "Xhon Kenedi" (përdoruesit në zonën e Vero-marketit) dhe një pjesë e rrugës "Kemal Sejfulla", përdoruesit afër stadiumit në komunën e Çairit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан