• четврток, 25 јули 2024

Përbërësi në pudrën e bebeve me veçori të mundshme kancerogjene

Përbërësi në pudrën e bebeve me veçori të mundshme kancerogjene

 Lion, 8 korrik 2024 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare për Kancer dhe Hulumtim (IARC) pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka klasifikuar talkun si "me siguri kancerogjen" për njerëzit, raporton "Sajens alert" (Science Aler). Talk ose talcium është një mineral natyral që nxirret në shumë vende të botës, dhe më pas përdoret si përbërës në pudrën e bebeve ose në disa lloje kozmetike.

 "Vendimi i OBSH-së bazohet në prova të kufizuara se talku mund të shkaktojë kancer ovarian tek gratë, prova të mjaftueshme që lidhet me kancerin tek minjtë dhe dëshmi të forta mekanike që tregon kancerogjenitet në qelizat njerëzore", njoftoi IARC. 

 Megjithatë, ekspozimi më i rëndësishëm ndaj talkut ndodh gjatë minierave pinerale, përpunimin ose në prodhimin në fabrikë të produkteve.

 Agjencia shton se eksistojnë studime të tjera të shumta që tregojnë një rritje të shkallës së kancerit të vezoreve tek gratë që përdorin talk në pluhur, veçanërisht në zonën gjenitale. Por, IARC vlerëson se nuk mundet të përjashtuar që talku në disa studime ishte i kontaminuar me asbest, i cili gjithashtu shkakton kancer.

 "Roli shkakësor i talkut nuk mund të përcaktohet plotësisht," sipas rezultateve të publikuara në "Lanset Onkoloxhi" (The Lancet Oncology).

 Duhet pasur parasysh se studimet ishin vëzhguese dhe për këtë arsye nuk mund të vërtetojnë një lidhje shkakësore.

 Njoftimi vjen vetëm disa javë pasi gjigandi amerikan farmaceutik dhe kozmetikë "Xhohnson&Xhonson" ra dakord të paguante 700 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat se mashtronte konsumatorët në lidhje me sigurinë e produkteve të pluhurit talk. "Xhonson&Xhonson" nuk e ka pranuar se janë shkelur rregulloret, megjithëse i tërhoqi produktet e saj nga tregu i Amerikës së Veriut në vitin 2020.

 IARC, gjithashtu, klasifikon akrilonitrilin - një përbërje kimike e përdorur për prodhimin e polimereve të tekstilit - si një kancerogjen njerëzor me nivelin më të lartë paralajmërues. Polimerët e bërë nga akrilonitrili përdoren në një gamë të gjerë produktesh - nga fijet në veshje deri te qilimat, plastika dhe produkte të tjera të konsumit. qa

Foto: Piksabej

 

Фото: Пиксабеј

Остани поврзан