• четврток, 25 декември 2025

Për shkak të dukshmërisë së ulët janë anuluar 20 fluturime në Aeroportin e Shkupit, ateruan vetëm aeroplanët nga Dortmundi dhe Vjena

Për shkak të dukshmërisë së ulët janë anuluar 20 fluturime në Aeroportin e Shkupit, ateruan vetëm aeroplanët nga Dortmundi dhe Vjena

Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Për shkak të mjegullës që është ende e pranishme në luginën e Shkupit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit ka dukshmëri të ulët ku rezultoi që në periudhën prej orës 00:00 në mesnatë deri në orën 12 sot pasdite kompanitë ajrore të anulojnë 20 fluturime dhe ridrejtimin e një fluturimi. Pas orës 11 ateruan aeroplanë nga Dortmundi dhe Vjena dhe për momentin pritet të niset aeroplani për në Hamburg, informon TAV Maqedoni.

Nga TAV Maqedoni theksojnë se sipas parashikimit të motit nga Shërbimi meteorologjik M-NAV, dukshmëri e ulët pritet për pjesën tjetër të ditës, si dhe gjatë ditës së nesërme.

"Megjithatë, duke pasur parasysh se kushtet e motit ndryshojnë vazhdimisht dhe çdo linjë ajrore ka pragun e vet të tolerancës për dukshmëri të reduktuar, apelojmë deri te të gjithë pasagjerët të ndjekin informacionet dhe udhëzimet për fluturimet e tyre që marrin nga linja e tyre ajrore. Për pasagjerët dhe publikun, përsërisim - Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit nuk është i mbyllur. Aeroporti është i hapur, pavarësisht nga kushtet e motit. Stafi ynë, me pajisjet dhe sistemet tona të aeroportit është i gatshëm t'u shërbejë si aeroplanëve ashtu edhe pasagjerëve", thekson TAV Maqedoni.

Ata shpjegojnë se aeroporti mbyllet vetëm me një vendim të posaçëm gjatë së cilës dërgohet një mesazh NOTAM të gjithë palëve në trafikun ajror dhe kjo bëhet vetëm në situata të jashtëzakonshme kur një pjesë e kapacitetit në aeroport që lidhet me shërbimin e aeroplanëve nuk është në funksion, ose nëse është në një situatë të jashtëzakonshme.

"Në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit të gjitha kapacitetet janë në funksion, prandaj jemi të hapur për trafik ajror. Në të gjitha rastet e mjegullës, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit nuk mbyllet, por është i hapur. Ndërkohë presim që Shërbimi meteorologjik M-NAV, si institucion nën juridiksionin e të cilit janë sistemet e navigimit në trafikun ajror, të na informojë se ka një përmirësim të kushteve të motit - ne si operator aeroporti ashtu edhe linjat ajrore, pilotët e të cilëve marrin vendime nëse do të ulen apo ridrejtohen në një aeroport tjetër në varësi të dukshmërisë minimale momentale që vetë linja ajrore ka vendosur të pranojë", thuhet në komunikatën e TAV Maqedoni.

Të gjitha ndryshimet në orarin e rregullt të fluturimeve përditësohen në kohë reale në ueb faqen e Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit https://skp.airports.com.mk/, dhe pasagjerët mund të informohen për statusin e fluturimeve në sportelin për informacion i cili funksionon 24/7 me stafin e pranishëm në aeroport dhe numrin e telefonit 02 3148 333.

Për shkak të mjegullës së dendur që përfshiu Luginën e Shkupit e cila shkaktoi dukshmëri të ulët në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dje nga ora 00:00 deri në orën 18:00, siç bën të ditur TAV Maqedoni pati 16 fluturime të anuluara dhe 11 të ridrejtuara, ndërsa tre aeroplanë ateruan dhe tre aeroplanë u nisën pas mesditës kur kushtet e motit u përmirësuan.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан