Orbani kërcënoi Ukrainën me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të bllokadës së naftës ruse përmes tubacionit "Druzhba"
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, theksoi se Hungaria mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Ukrainë nëse Kievi vazhdon të ndërhyjë në furnizimet e naftës ruse, raporton DPA.
Uashington, 20 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, theksoi se Hungaria mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Ukrainë nëse Kievi vazhdon të ndërhyjë në furnizimet e naftës ruse, raporton DPA.
"Nuk dua të kërcënoj ose të paragjykoj asgjë. Por, Ukraina merr një pjesë të konsiderueshme të energjisë së saj elektrike përmes Hungarisë", deklaroi Orban mbrëmë para gazetarëve hungarezë në Uashington.
Lideri hungarez tha se Kievi duhet të ndalojë atë që ai e përshkroi si përpjekje për të krijuar trazira dhe "kërcënime", duke shtuar se Budapesti mund të konsiderojë "hapa hakmarrës".
Që nga fundi i janarit, është ndërprerë furnizimi me naftën ruse përmes Ukrainës për Hungarinë përmes tubacionit "Druzhba". Budapest dhe Bratisllavë, të cilat varen në masë të madhe nga kjo naftë, nga e mërkura kanë ndërprerë furnizimet me karburant për Ukrainë, raporton DPA.
Orban, i cili përballet me zgjedhje parlamentare të vështira më 12 prill, pretendon se Kievi dëshiron që ai të humbasë zgjedhjet dhe po përpiqet të rrisë kostot e ngrohjes në Hungari duke bllokuar tubacionin e gazit
Për herë të parë pas 16 vjetësh, Orban përballet me një sfidë serioze për kontrollin e pushtetit të tij. Anketat e opinionit publik gjatë 18 muajve të fundit treguan se Tisa, e udhëhequr nga Peter Magjar, ka një avantazh prej tetë deri në dhjetë pikë përqindjeje ndaj Fidesit të Orbanit.
Orban bëri këto vërejtje pas takimit të parë të Komitetit për Paqe të Donald Tramp, një trup i ri ku Hungaria dhe Bullgaria janë anëtaret e vetme nga BE-ja. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s