Orbani: Armata hungareze e mbron infrastrukturën energjetike nga sabotime të mundshme ukrainase
- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbani sot deklaroi se për shkak të sabotimeve të mundshme ukrainase dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, është rritur prania policore dhe ushtarake në vendet publike.
Budapest, 4 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbani sot deklaroi se për shkak të sabotimeve të mundshme ukrainase dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, është rritur prania policore dhe ushtarake në vendet publike.
Në një video të publikuar në platformën Iks, deklaroi se ushtarët janë vendosur në 75 vende në të gjithë vendin.
"Çdo objekt energjetik që përdor energjinë ruse mund të bëhet cak i sabotimeve ukrainase.... gazsjellësi Rrjedhja Verioreu hodh në erë nga ukrainasit, kështu që vendosëm të mbrojmë gjithashtu objektet hungareze të energjisë", theksoi Orbani.
Sipas tij, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ka rritur kërcënimin terrorist në Evropë dhe për këtë arsye është përforcuar prania e policisë në vendet publike.
Ai urdhëroi shërbimet e sigurisë të monitorojnë posaçërisht personat lidhur me grupet ekstremiste islamike dhe të mbrojnë gjithashtu infrastrukturën kritike të energjisë.
Orbani theksoi se qeveria hungareze do të formojë një komision të posaçëm hetimor për të hetuar gjendjen e naftësjellësit "Druzhba" dhe se do t'i kërkojë Kievit të lejojë inspektorët hungarezë të hyjnë në Ukrainë për të inspektuar situatën në terren.
"Hungaria nuk do të lejojë që të shantazhohet. Do t'i rezistojmë shantazhit ukrainas.... Hungaria deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes do t'i bllokojë të gjitha vendimet e Bashkimit Evropian që janë të rëndësishme për Ukrainën.
Foto: Arkivi i MIA-s