• понеделник, 23 март 2026

Orban: Bllokada ukrainase e naftës është shantazh politik i Zelenskit

Orban: Bllokada ukrainase e naftës është shantazh politik i Zelenskit

Budapest, 3 mars 2026 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban sot përsëriti se bllokada e naftëpërçuesit “Druzhba” nga ana e Ukrainës është shantazh i presidentit të vendit, Volodomir Zelenski, i drejtuar drejt asaj që t’i ndihmojë partisë opozitare hungareze “Tisa” të vijë në pushtet. 

Ai e shkroi këtë në profilin e tij në Fejsbuk me publikimin e deklaratës së drejtorit të përgjithshëm të kompanisë kombëtare energjetike MOL, Zholt Hernadi, i cili tha se vetë naftëpërçuesi “Druzhba” nuk është dëmtuar. 

“Hungaria nuk do të mbetet pasive. Do ta thyejmë bllokadën e naftës dhe do ta mbrojmë furnizimin e Hungarisë me karburante shkroi Orbani. 

Hernadi theksoi se paraprakisht ishte njoftuar se zjarri do të shuhet dhe se naftëpërçuesi përsëri do të fillojë me punë për dy ose tri ditë, por se pastaj pala ukrainase i ka treguar se ende nuk është marrë vendim për hapje të serishme të naftëpërçuesit, që, siç tha, është vështirë të sqarohet si problem teknik. fc/

 

 

Остани поврзан