OKTA e vazhdon lirimin prej tre denarëve për dizel dhe dy denarë për benzinat për litër, deri në fund të muajit
- Si përgjigje e jostabilitetit vijues ndërkombëar të çmimeve, OKTA deri më 30 prill të vitit 2026 e vazhdon zbritjen që e ofron gjatë shitjes së dizelit dhe benzinës drejt tregtarëve të shitjes me pakicë dhe shumicë. Lirimi i dizelit arrin 3 denarë për litër, ndërsa zbritje për benzinës të 95 dhe 98 oktanë, mbetet 2 denarë për litër, informojnë nga kompania.
Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Si përgjigje e jostabilitetit vijues ndërkombëar të çmimeve, OKTA deri më 30 prill të vitit 2026 e vazhdon zbritjen që e ofron gjatë shitjes së dizelit dhe benzinës drejt tregtarëve të shitjes me pakicë dhe shumicë. Lirimi i dizelit arrin 3 denarë për litër, ndërsa zbritje për benzinës të 95 dhe 98 oktanë, mbetet 2 denarë për litër, informojnë nga kompania.
Siç theksojnë nisma është vullnetare, duke u mundësuar tregtarëve që ta transmetojnë përfitimin drejt konsumatorëve përfundimtarë.
"Megjithatë, tregtarët e shitjes me pakicë dhe shumicë mbeten tërësisht të lira në mënyrë të pavarur t'i vërtetojnë çmimet e tyre të shitjes", theksojnë nga OKTA. mb/
Foto: MIA