Në Xhepçisht privohet nga liria një 15-vjeçar për shkak të kërcënimeve për vrasje dhe vendosje të bombave
- Nëpunës policorë nga SPB Tetovë, dje, duke vepruar sipas urdhrit të gjykatës, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të B.M. (44) nga fsh. Xhepçisht.
Tetovë, 14 mars 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Tetovë, dje, duke vepruar sipas urdhrit të gjykatës, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të B.M. (44) nga fsh. Xhepçisht.
Gjatë bastisjes, siç kumtoi SPB Tetovë, janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhjen nga vepra penale. Gjatë bastisjes kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Qendra e Punëve Sociale Tetovë.
"Në lidhje me rastin, është privuar nga liria djali i tij 15-vjeçar, për shkak të dyshimit se kishte bërë kërcënime se do të vendoste një mjet shpërthyes dhe do të kryente sulm në një shkollë të mesme në Tetovë", informoi SPB Tetovë.
Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MPB