• петок, 20 февруари 2026

Në Shkodër takim i shefave të shtatmadhorive të armatave të Shqipërisë dhe Kroacisë dhe komandantit të forcave të armatosura të Kosovës

Në Shkodër takim i shefave të shtatmadhorive të armatave të Shqipërisë dhe Kroacisë dhe komandantit të forcave të armatosura të Kosovës

Tiranë, 11 shkurt 2026 (MIA) - Në qytetin verior shqiptar, Shkodër, sot po mbahet takim i shefave të shtatmadhorive të forcave të armatosura të Shqipërisë dhe Kroacisë dhe komandantit të forcave të armatosura të Kosovës.

Shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosua të Shqipërisë, Arben Kingji, në një postim në Fejsbuk, theksoi se fokusi i takimit është thellimi i bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete.

"Qëllimi i takimit është përfcorcimi dhe koordinimi i angazhimit ushtarak, në pajtim me marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës", qëndron në postim.

Takimi në nivel të drejtorëve për politikë mbrojtëse dhe armatim të tre vendeve, u mbajt në Zagreb më 30 janar.

Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sugurisë më 18 mars të vitit 2025 në Tiranë. mb/

Foto: FB i Kingjit

Остани поврзан