• понеделник, 12 јануари 2026

Në Qendër Zhupë edhe më tej pjesëmarrje e ulët

Në Qendër Zhupë edhe më tej pjesëmarrje e ulët

Dibër, 11 janar 2026 (MIA) - Në komunën Qendër Zhupë, dalja në zgjedhjet e sotme të përsëritura për kryetar komune është ende më e ulët në krahasim me zgjedhjet e tetorit.

"Në komunën tonë deri në orën 17 kanë votuar 934 votues ose 12.35 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar, 7.562 që është 6,79 për qind më pak në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale. Procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme, shpresojmë se do të jetë kështu deri në fund", tha për MIA-n Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ- Qendër Zhupë.

Në zgjedhjet e tetorit votuan 1.446 persona ose 19,14 për qind e numrit të përgjithshëm të trupit votues. Në këtë komunë, në zgjedhjet e vitit 2021, 1,691 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës deri në orën 17, ndërsa në vitin 2017, 2,152 persona, gjë që është konfirmim i rritjes së vazhdueshme të popullsisë e cila sipas regjistrimit të fundit është 3.720 banorë.

Në këtë komuna votohet në 16 vendvotime, 15 prej të cilave u hapën në orën 7 të mëngjesit, përveç asaj në fshatin Dolgash ku votimi filloi gjysmë ore më vonë për shkak të kushteve të motit.

Foto: MIA

Остани поврзан