• четврток, 25 декември 2025

Në protestën antiqeveritare në Tiranë janë lënduar tre policë dhe një fotoreporter

Në protestën antiqeveritare në Tiranë janë lënduar tre policë dhe një fotoreporter

Tiranë, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Policia shqiptare publikoi se në protestën e mbrëmshme të opozitës në Tiranë më lehtë janë lënduar tre policë dhe një fotoreporter.

"Deri më tani janë identifikuar 11 qytetarë që hodhën kokteje molotovi në drejtim të policisë dhe ndërtesës së Qeverisë, ku katër prej tyre janë arrestuar, kurse kundër shtatë të tjerëve, përfshirë një të mitur po zhvillohet procedurë. Padi penale është ngritur ndaj personi E.M., sekretarit organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, sepse në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk i ka përmbushur detyrimet e tij për të identifikuar personat përgjegjës për zhvillimin e qetë të protestës", theksohet në kumtesën e policisë. 

Një grup hetimor vazhdon punën për të identifikuar qytetarë të tjerë që kanë kryer veprime të paligjshme gjatë protestës.

Mbrëmë, para Qeverisë në Tiranë u mbajt protestë e organizuar nga Partia Demokratike. Sipas organizatorit, protesta është fillimi i misionit historik për të rrëzuar "narkoqeverinë e Ramës, për të formuar një qeveri teknike dhe për të mbajtur zgjedhje të lira". Përderisa fjalim mbajnte lideri i demokratëve Sali Berisha, demonstruesit hodhën kokteje molotovi dhe mjete piroteknike, për shkak të cilave duhej të ndërhynte edhe një automjet zjarrfikës. ls/

Foto: Printskrin

 

 

Остани поврзан