• петок, 20 февруари 2026

Në një sulm rus ndaj Ukrainës janë vrarë të paktën shtatë persona, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike

Në një sulm rus  ndaj Ukrainës janë vrarë të paktën shtatë persona, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike

Kiev, 13 shkurt 2026 (MIA) - Në sulmet më të reja ruse ndaj Ukrainës kanë humbur jetën të paktën shtatë persona, duke përfshirë edhe fëmijë, njoftuan persona zyrtarë, transmetoi DPA.

Prokuroria në rajonin lindor të Donjeckut deklaroi se tre vëllezër të moshës 8 deri në 19 vjeç janë vrarë nga bombardimet në qytetin Kramatorsk gjatë natës. Nëna dhe gjyshja e tyre u plagosën gjithashtu kur një predhë goditi një ndërtesë banimi. Prefekti së Kramatorskut, Oleksandar Honçarenko, tha se një burrë tjetër ishte vrarë në sulm.

Guvernatori i Odesës, Oleh Kiper, tha se një person ishte vrarë dhe gjashtë të tjerë ishin plagosur në sulmet në rajonin e Detit të Zi, të cilat ai tha se kishin në shënjestër objektet portuale, industriale dhe energjetike, si dhe infrastrukturën civile.

Kiper tha se depot në port që përmbanin plehra u dëmtuan dhe katër automjete u dogjën në atë që autoritetet ukrainase të mbrojtjes civile e përshkruan si një sulm masiv me dron. Autoritetet raportuan gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme të energjisë, ngrohjes dhe ujit gjatë natës.

Prokuroria në Harkov njoftoi se një grua është vrarë në një sulm me dron këtë mëngjes në një fshat në qarkun Izum, në pjesën verilindore të vendit.

Edhe një grua tjetër ka ndërruar jetë, ndërsa një është plagosur në një sulm me dron ndaj qytetit Orihiv në rajonin jugor ukrinas Zaporozhje, sipas guvernatorit Ivan Fedorov.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia e ka sulmuar Ukrainën me një raketë balistike dhe 154 dronë luftarakë, nga të cilat 111 janë zënë. Janë regjistruar sulme në 18 lokacione.

Ukraina mbrohet nga pushtimi rus katër vite. mb/

Foto: Shërbimi për gjendje të jashtëzakonshme i Ukrainës

Остани поврзан