• среда, 15 април 2026

Në mëngjes më ngrohtë në Shkup dhe Veles, më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Berovë

Në mëngjes më ngrohtë në Shkup dhe Veles, më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Berovë

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Më ftohtë në mëngjes ishte në Kodrën e Diellit ku janë matur -4 gradë Celsius dhe në Berovë -1 gradë. Më ngrohtë është në Shkup dhe Veles ku në orën 7 janë matur 6 gradë.

Në Hanet e Mavrovës temperatura ishte 0 gradë, 2 në Ohër, Tetovë, Pretor, 3 në Kriva Pallankë, Shtip, 4 në Manastir, Prilep, Kumanovë, Kavadar, Demir Kapi, ndërsa 5 gradë Celsius janë matur në Strumicë, Gjevgjeli dhe Vinicë.

Lartësia e shtresës së dëborës në orën 7 në Kodrën e Diellit arrinte 58 centimetra.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup, pjesërisht i vranët me erë të lehtë deri në mesatare veriore. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të lehtë të kohëpaskohshëm. Temperatura maksimale do të arrijë 15 gradë. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан