Në Indonezi, 15 milionë njerëz jetojnë në gjendje gatishmërie për shkak të mundësive të shpërthimeve vullkanike
- Indonezia sot ka 127 vullkane aktive, ndërsa rreth 15 milionë njerëz jetojnë në gjendje gatishmërie për shkak të mundësisë së shpërthimeve, njoftoi Agjencia gjeologjike pranë Ministrisë indoneziane të Energjisë dhe Burimeve Minerale. Drejtuesi i Qendrës për vullkanologji dhe zbutjen e rreziqeve gjeologjike pranë Agjencisë gjeologjike, Prijatin Hadi Vixhaja, theksoi se gjatë këtij viti 2025, deri në mesin e dhjetorit, ka pasur tre vullkane me statusin e nivelit 3.
Xhakarta, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Indonezia sot ka 127 vullkane aktive, ndërsa rreth 15 milionë njerëz jetojnë në gjendje gatishmërie për shkak të mundësisë së shpërthimeve, njoftoi Agjencia gjeologjike pranë Ministrisë indoneziane të Energjisë dhe Burimeve Minerale. Drejtuesi i Qendrës për vullkanologji dhe zbutjen e rreziqeve gjeologjike pranë Agjencisë gjeologjike, Prijatin Hadi Vixhaja, theksoi se gjatë këtij viti 2025, deri në mesin e dhjetorit, ka pasur tre vullkane me statusin e nivelit 3.
"Kjo është një 'gjendje gatishmërie'. Ndërkaq, 24 vullkane të tjera kanë qenë në statusin e nivelit 2, ose 'status paralajmërues'. Sipas vlerësimeve tona, numri i njerëzve që jetojnë pranë vullkaneve në gjendje gatishmërie do të arrijë 15 milionë, ndërsa gatishmëria dhe respektimi i rekomandimeve janë të rëndësishme për të minimizuar rrezikun nga katastrofal", deklaroi Vixhaja.
Qendra ka lëshuar një sërë këshillash sigurie, përfshirë ndalimin e aktiviteteve në sektorin juglindor përgjatë Besuk Kobokan deri në 13 kilometra nga maja dhe kufizime në një rreze prej pesë kilometrash nga krateri, për shkak të rrezikut potencial nga materialet e hedhura. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s