Numër rekord i pjesëmarrësve në edicionin e 11-të të Garës së Babadimrit në Shkup
- Në sheshin Maqedonia sot u mbajt edicioni i 11-të i Coca-Cola Garës së Babadimrit 2025, garë tradicionale e fundvitit në Shkup e cila edhe njëherë e shndërroi qendrën e qytetit në det të kuq nga kostumet e babadimrit dhe disponimit festiv.
Shkup, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Në sheshin Maqedonia sot u mbajt edicioni i 11-të i Coca-Cola Garës së Babadimrit 2025, garë tradicionale e fundvitit në Shkup e cila edhe njëherë e shndërroi qendrën e qytetit në det të kuq nga kostumet e babadimrit dhe disponimit festiv.

Këtë vit gara shënoi pjesëmarrje rekorde me mbi 800 garues nga të gjitha pjesët e vendit. Pjesëmarrësi më i moshuar ishte 73 vjeç, ndërsa më të rinjtë ishin foshnjat nën 1 vjeç, të cilat së bashku me prindërit e tyre morën pjesë në atmosferën festive.

Fillimi dhe fundi tradicionalisht u vendosën në Sheshin maqedonia, përderisa rruga prej rreth 2 kilometrave shtrihej nëpër qendrën e qytetit. Vrapuan profesionistë, fillestarë, ndërsa për shetitje dolën edhe disa persona të disponuar.
Ngjarja, e cila nga viti në vit tërheqë interesim gjithnjë e më të madh, sërish e ruajti karakterin e vet të njohur: tempon miqësore, shumë buzëqeshje dhe argëtim, fotografi dhe mbështetje për të gjithë pjesëmarrësit. ab/
Foto: МIА