• вторник, 13 јануари 2026

Numri i viktimave në Iran tejkaloi 500, kumtoi agjencia e lajmeve me seli në SHBA

Numri i viktimave në Iran tejkaloi 500, kumtoi agjencia e lajmeve me seli në SHBA

Uashington, 11 janar 2026 (MIA) - Numri i viktimave në protestat në Iran tejkaloi 500, kumtoi sot agjencia e lajmeve me seli në SHBA.

Aktivistët për të drejta të njeriut sot kumtuan se 538 persona janë vrarë në demonstratat dyjavore - 490 demonstrues dhe 48 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Janë arrestuar mbu 10.600 persona.

Agjencia paralajmëroi se numri i viktimave me siguri do të vazhdojë të rritet.

Numrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Numri i viktimave sipas aktivistëve për të drejta të njeriut dukshëm është më i madh se dje, kur agjencia kumtoi për së paku 116 të vdekur.

Paraprkaisht sot, organizata joqeveritare norvegjeze "Të drejta të njeriut në Iran" kumtoi se numri i viktimave në protestat dyjavore është rritur në 192.

Numri, i cili gjithashtu nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, paraqet rritje të përnjëherhsme në rpaort me numrin e kaluar të viktimave të organizatës, prej 51. Organizata paralajmëroi se numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh sepse lidhja e internetit në Iran është ndërprerë tashmë disa ditë, gjë që e vështirësson numërimin. ab/

foto: Х

Остани поврзан