• четврток, 19 март 2026

Nuk ka ndryshime në doktrikën bërthamore iraniane, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Iranit

Nuk ka ndryshime në doktrikën bërthamore iraniane, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Iranit

Teheran, 18 mars 2026 (MIA) – Qëndrimi i Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore me shumë gjasa nuk do të ndryshojë dukshëm. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të iranit, Aras Aragçi, i cili gjithashtu theksoi se lideri i ri suprem ende nuk e ka shprehur publikisht qëndrimin e tij për këtë çështje.

Ish-lideri suprem, ajatollahu Ali Hamnei, i cili vdiq në fillim të sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, që në vitin 2000 me fetva ose dekret fetar u deklarua kundër aktiviteteve për të zhvilluar armë për shkatërrim masiv.

Vendet perëndimore e kanë akuzuar Teheranin për vite me radhë se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, pavarësisht dekretit. Autoritetet iraniane në mënyrë kategorike pohojnë se programi bërthamor është ekskluzivisht paqësor, gjegjësisht vetëm për qëllime civile.

Aragçi theksoi se vlera e fetvave varet nga vetë juristi islamik që lëshon dekrete të tilla dhe se ai akoma nuk mund të vlerësojë pikëpamjet ligjore ose politike të Moxhtaba Hamneit, liderit të ri suprem të Iranit. ls/

Foto.Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан