Nuk ka marrëveshje për rrogën minimale, Qeveria nuk është kundër rritjes, por të jetë ekonomikisht e arsyetuar, sindikata paralajmëron masa më radikale
- Këshilli ekonomiko-social sot nuk solli vendim për rritjen e rrogësminimale. Nga Qeveria thonë se nuk janë kundër rritjes së rrogës minimale, por se kjo duhet të jetë ekonomikisht e arsyetuar. Parametrat ekonomikë për momentin, siç thonë nga Qeveria, tregojnë se nuk ka nevojë për diçka të tillë. Nga Lidhja e sindikatave mbeten në qëndrimin për rritje të rrogës minimale duke pasur parasysh atë se çdo ditë po rriten shpenzimet për jetë. U bënë thirrje Qeverisë dhe punëdhënësve të dakordohen, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë masa më radikale pas Vitit të Ri.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MI)A - Këshilli ekonomiko-social sot nuk solli vendim për rritjen e rrogësminimale. Nga Qeveria thonë se nuk janë kundër rritjes së rrogës minimale, por se kjo duhet të jetë ekonomikisht e arsyetuar. Parametrat ekonomikë për momentin, siç thonë nga Qeveria, tregojnë se nuk ka nevojë për diçka të tillë. Nga Lidhja e sindikatave mbeten në qëndrimin për rritje të rrogës minimale duke pasur parasysh atë se çdo ditë po rriten shpenzimet për jetë. U bënë thirrje Qeverisë dhe punëdhënësve të dakordohen, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë masa më radikale pas Vitit të Ri.
"Sipas analizave dhe të dhënave aktuale të Entit shtetëror të statistikave, inflacioni në nëntor është 0,5 për qind, ndërsa në nivel vjetor 4 për qind, që tregon për stabilizim të lëvizjeve të çmimeve. projeksionet janë se vitin e ardhshëm inflacioni do të bie nën tre për qind. Si Qeveri asnjëherë nuk kemi qenë kundër rritjes së rrogës minimale, por përmes dialogut lëmë që ajo marrëveshje të jetë mes punëdhënësve dhe sindikatave. Megjithatë, sipas indikatorëve të këtillë ekonomikë, nuk ka arsyetim për rritje intervente të rrogës minimale para harmonizimit të rregullt në mars që është konstatuar qartë dhe që do të ishte mes 1.500 dhe 2.000 denarë", deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
Rritja intervente pa produktivitet dhe parametra reale ekonomike, siç tha Durmishi, do të krijojë presion shtesë posaçërisht ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe rrezik për vendet e punës.
Durmishi nuk dakordohet me konstatimin se në vend ka rrogë më të ulët minimale.
Kryetari i Lidhjes së sindikatave, Sllobodan Trendafillov mbetet në qëndrimin se është e domosdoshme rritja e rrogës minimale, por edhe rrogave të tjera, sepse, siç tha, rritja e planifikuar ligjore në mars të vitit të ardhshëm në shumë prej rreth 1.500 denarëve nuk do të mjaftojë krahasuar me rritjen e shpenzimeve për jetë.
"Presim të merren vesh Qeveria dhe punëdhënësit duke pasur paraasysh se pati ankand me 600, 700, 800 e madje edhe 1000 euro shumë të rrogës minimale. Presim si do të dakordohen ata, por është e dëshirueshme marrëveshja të ndodhë më shpejtë sepse punëtorët mezi po e lidhin fundin me këtë rrogë minimale", tha Trendafillov pas mbledhjes së KES.
Ai theksoi se LSM është lënë vetë të luftojë për rritje të rrogave dhe se të gjithë të tjerët, e madje edhe sindikatat e tjera janë bashkuar edhe kundër LSM-së dhe kundër rritjes së rrogës minimale që u konfirmua edhe në mbledhjen e sotme.
"Do të përfundoj se nëse do ta kishim pritur Qeverinë e kaluar në vitin 2022 ta respektojë vetëm Ligjin për rrogën minimale, nëse nuk do të kishim protestuar dhe të nxirrnim ndryshim për kriteret, sot punëtorët do të kishin 19 mijë denarë rrogë minimale që do të ishte dyfish nën fundin", tha Trendafillov, duke paralajmëruar masa më radikale në të ardhmen.
Tek ai nuk mbetet shumë hapësirë për optimizëm, sepse, siç theksoi, këtë vit ka pasur 13,8 për qind më shumë mjete për rritje të rrogave, ndërkaq ato janë rritur mes 5 dhe 7 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm janë paraparë 7 për qind, që sipas tij, do të thoshte rritje më të vogël të rrogave.
Sipas Konfederatës së biznesit, ka gjasa për negociata në mars kur është harmonizimi ligjor, por rritja enorme e rrogës minimale është e pamundur.
Foto: Printskrin