Një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë: Taksat amerikane për import nga BE-ja do të jenë 15 për qind
- SHBA-ja do të vendos doganë prej 15 për qind për import nga BE-ja pas vendimit të paradokohshëm të Gjykatës supreme amerikane për taksat paraprake nga ana e presidentit Donald Tramp, deklaroi sot një funksionar i Shtëpisë së Bardhë, njoftoi DPA.
Uashington, 23 shkurt 2026 (MIA) - SHBA-ja do të vendos doganë prej 15 për qind për import nga BE-ja pas vendimit të paradokohshëm të Gjykatës supreme amerikane për taksat paraprake nga ana e presidentit Donald Tramp, deklaroi sot një funksionar i Shtëpisë së Bardhë, njoftoi DPA.
"Baza për shkallën e re është Dekreti për taksat globale që presidenti amerikan Donald Tramp e ka nënshkruar pas vendimit të Gjykatës supreme", tha funksionari.
"Megjithatë, kjo është vetëm e përkohshme, pasi administrata do t'u kërkojë agjencive të tjera të zbatojnë tarifa më të përshtatshme ose të dakorduara më parë doganore”, tha funksionari, i cili shtoi se “deri atëherë, ne presim që të gjitha vendet të vazhdojnë t'u përmbahen detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes tregtare për të ulur barrierat tregtare dhe lëshimet e tjera, të cilat nuk kanë ndryshuar”.
Gjykata Supreme e SHBA-së i shkaktoi goditje të madhe politikës tregtare të Trampit të premten, duke vendosur se baza ligjore e përdorur për shumë nga tarifat e vendosura ndaj pothuaj të gjithë partnerëve tregtarë të vendit ishte e pajustifikuar.
Pas dështimit të Gjykatës Supreme, Tramp fillimisht të premten publikoi tarifa për importet në SHBA prej 10 për qind, para se t'i rriste ato në 15 për qind të shtunën. bsh/
Foto: MIA arkiv