Një police e ka humbur jetën, ndërsa 15 persona janë lënduar në shpërthime në qytetin Lviv të Ukrainës
- Një police e humbi jetën, ndërsa të paktën 15 persona janë lënduar gjatë natës në shpërthime në qytetin Lviv në Ukrainën veriperëndimore, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit, duke e përshkruar incidentin si një akt terrorizmi.
Lviv, 22 shkurt 2026 (MIA) - Një police e humbi jetën, ndërsa të paktën 15 persona janë lënduar gjatë natës në shpërthime në qytetin Lviv në Ukrainën veriperëndimore, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit, duke e përshkruar incidentin si një akt terrorizmi.
Sipas zyrës së prokurorit rajonal të Lvivit, policia u thirr pas mesnatës në lidhje me një vjedhje në një dyqan në qendër të qytetit, raporton Ukrinform.
Kur mbërriti patrulla, ndodhi shpërthimi, i ndjekur nga një i dytë kur mbërriti një ekip i dytë policor. Policeja e ndjerë ishte 23 vjeçe, kumtoi prokuroria.
"Është e qartë se ky është një akt terrorist. Pesëmbëdhjetë persona po marrin aktualisht kujdes mjekësor, disa në gjendje shumë të rëndë. Një police ka vdekur", tha kryebashkiaku Andrij Sadovi në një video të postuar në rrjetet sociale. ls/
Foto: EPA