Njëzet e tetë persona u rrëmbyen në Nigeri
- Njëzet e tetë persona, përfshirë fëmijë dhe gra, u rrëmbyen mbrëmë në Nigerinë qendrore.
Lagos, 23 dhjetor 2025 (MIA) – Njëzet e tetë persona, përfshirë fëmijë dhe gra, u rrëmbyen mbrëmë në Nigerinë qendrore.
Të rrëmbyerit po udhëtonin për të festuar festivalin mysliman Mevlida, në shtetin Platea të Nigerisë.
Rrëmbimi ndodhi në të njëjtën ditë kur u liruan 130 nxënësit e marrë peng. Ata janë të fundit nga 250 fëmijët e marrë peng nga një shkollë katolike në veri të Nigerisë.
OKB-ja paralajmëroi për "rishfaqje të rrëmbimeve masive" në Nigeri. Një nga rrëmbimet e para masive që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare ndodhi në vitin 2014, kur xhihadistët e Boko Haram rrëmbyen gati 300 vajza nga konvikti i tyre në qytetin verilindor Çibok, duke kërkuar shpërblim për lirimin e tyre. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s