• сабота, 21 февруари 2026

Një shtetas shqiptar arrestohet në VK Bllatë për shkak të ryshfetit

Një shtetas shqiptar arrestohet në VK Bllatë për shkak të ryshfetit

Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) - Policia në vendkalimin kufitar Bllatë mbrëmë e ka arrestuar B.C. (33) nga Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "dhënie të ryshfetit".

"Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje nga shtetit, ai në pasaportë ka vendosur para dhe e ka njoftuar nëpunësin policor, me ç'ka e ka kryer veprën. Shtetasi shqiptar është mbajtur në stacionin policor në Dibër dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate", njoftoi MPB. sa/

Foto: MPB

Остани поврзан